Pak orë pas deklaratës së fortë që bëri ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ku tha se në 21 Janar, gjatë protestës së opozitës, mund të qëllonte me snajper edhe gishti i tij, ka ardhur reagimi i parë nga mazhoranca, shkruan Panorama.
Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili në një status në rrjetet sociale, thotë: “Berisha eshte nje vrases gjakftohte i demokracise ne Shqiperi. Keshtuqe per te vrare njerez e ka me te lehte”.
Statusi i Petro Koçit
Berisha: Do ta qelloja dhe vete me snaiper Edi Ramen ne 21 Janar.
Petro Koci: Berisha eshte nje vrases gjakftohte i demokracise ne Shqiperi. Keshtuqe per te vrare njerez e ka me te lehte.
Eshte formuar ne shkollen ” Ne njeren dore kazmen , ne tjetren pushken”, pra shkaterro dhe vra!
Me kete deponim publik ka pranuar se urdherin per te qelluar mbi demostruesit e paarmatosur ne 21 Janar e ka dhene ai vete.










