Qentë e Bidenit hyjnë për herë të parë në Zyrën Ovale

Pak më shumë se një muaj pasi Joe Biden mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, dy qentë e tij kanë hyrë për herë të parë në Zyrën Ovale.

Champ dhe Major, të racës gjermane pastor, pozuan pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili, në Twitter, shkruajti: “Nuk ka shumë njerëz që kanë privilegjin të hyjnë në Zyrën Ovale. Jam i lumtur që ata të dy ndodhen këtu”.

Kafshët kanë qenë pjesë e familjes për një kohë të gjatë: Champ, që nga dhjetori 2008, ndërsa Major që nga nëntori i vitit 2018.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu