Qentë endacak tërheqin zvarrë foshnjën 2-vjeçare në Kumanovë

Qytetarët e Kumanovës prej kohësh po përballen me një problem serioz të sigurisë publike, ndërsa prania e qenve endacak në zona të frekuentuara po shndërrohet në rrezik të përditshëm, veçanërisht për fëmijët.

Rastet e sulmeve të fundit kanë ngritur alarmin mes banorëve, të cilët thonë se institucionet po heshtin përballë një situate që mund të përshkallëzohet në tragjedi.

Gazeta KOHA ka mësuar se një rast i rëndë ka ndodhur javën e kaluar, kur një fëmijë vetëm 2 vjeç është sulmuar nga tre qen endacak në orët e pasdites, teksa ndodhej me familjen. Sipas të dhënave, qentë e kanë rrëzuar dhe e kanë tërhequr zvarrë, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e poshtme të trupit, kryesisht në këmbë. Fëmija është trajtuar në spital dhe rasti është dokumentuar edhe me raport mjekësor, i cili është dorëzuar në polici.

Screenshot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu