Majk Pens, zv.presidenti amerikan, para kryeministrave të Ballkanit Perëndimor mbajti një fjalim për rrezikun e ndikimit rus në rajon, për mesazhet dhe pritshmëritë e presidentit Tramp apo për qëndrimin e SHBA ndaj ngjarjeve në Venezuelë.
Edi Rama i ulur në rresht me kryeministrat e tjerë, por ndryshe nga të tjerët, mbante veshur atletet e bardha, të cilave as vetë nuk ia jep dot një kuptim kur e pyesin.
Qartësisht mjafton që të flitet për to vend e pa vend, edhe me çmimin e të qenit qesharak dhe objekt tallje për homologet.