Një grabitës, i cili ka hyrë në një dyqan në Mauleon-Licharre të Francës, nuk ka mundur dot të largohet pasi ka ngecur në xhamin e dritares.
Pas lajmërimit të qytetarëve, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gjeti burrin të ngecur brenda xhamit.
Gjithashtu në vendngjarje mbërritën dhe zjarrfikësit, të cilët liruan burrin duke thyer xhamin.
Fotot e publikuara, shumë shpejt bënë xhiron e botës.