Qeveria e Bullgarisë jep dorëheqje! Për shkak të korrupsionit, nepotizmit dhe protestave masive disa javore

Qeveria bullgare, e udhëhequr nga kryeministri Rosen Zhelaskov, ka dhënë dorëheqje pas disa javësh protestash masive. Pakënaqësia u nxit nga akuzat për korrupsion, nepotizëm dhe nga projekti-buxheti i diskutueshëm për vitin 2026, i cili do të ishte i pari në euro, përcjell TV21. Qindra mijëra qytetarë protestuan në Sofje dhe qytete të tjera, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Protestuesit përdorën lazerë për të projektuar mesazhe si “Dorëheqje”, “Jashtë mafia!” dhe “Për zgjedhje të ndershme!” mbi ndërtesën e parlamentit.

Propozim-buxhetit u tërhoq javën e kaluar nën presionin e protestave. Edhe pas tërheqjes, protestat vazhduan. Bullgaria po përgatitet të adoptojë euron më 1 janar 2026, dhe një pjesë e qytetarëve dhe presidenti Rumen Radev janë kundër futjes së euros. Dorëheqja e qeverisë hap një periudhë të re të pasigurisë politike në Bullgari, e cila ka pasur shtatë palë zgjedhje në katër vitet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu