Qeveria e re në Mal të Zi skandal me Kosovën, ministrja nuk njeh pavarësinë e saj (DOKUMENT)

Autoritetet e reja qeveritare pa filluar si duhet kanë probleme me Kosovën dhe njohjen saj. Ministria e shëndetësisë e Malit të Zi, Jelena Boroviniq – Bojoviq sot në një dokument zyrtar Kosovën e ka shkruar me yll fusnotë, pa fusnotë, edhe pse e ka njohur pavarësinë e saj, përcjell INA.

Ministrja serbe në Qeverinë e re në dokumentin për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit Kosovën e ka nënvizuar me yll, pa fusnotë.

Mali i Zi deri tani nuk e ka përcaktuar Kosovën me yll, vetëm në rrethana të vecanta kur Serbia ka insistuar në këtë nëpër konferenca ndërkombëtar, ku ka qenë e pranishm edhe Kosova.

Mali i Zi pavarësinë e Kosovës e ka njohur në vitin 2008 dhe qeveritë kaluara dhe ministrat nuk kanë bërë skandale të tilla, por kanë mbështetur shtetin e Kosovës.
Qeveria e re malazeze u formua mes partive serbe dhe partisë qytetar URA, e udhëhequr nga shqiptari Dritan Abazoviq. Ky i fundit është zotuar se ska tërheqje të njohjes së Kosovës, por tani pritet reagimi i tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu