Qeveria e RMV rekomandon që shtatzënat dhe mbi 60 vjeçarët të lirohen nga puna

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka informuar se në përputhje me parashikimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të të Nxehtit në Shëndetin e Popullsisë 2025–2030, duke filluar nga sot (e premte, 4 korrik), aktivizohet faza e 3, e cila do të zgjasë deri më 8 korrik 2025. Qeveria miratoi rekomandimet e mëposhtme, si përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Theksohet se ky rekomandim nuk vlen për punonjësit në infrastrukturën kritike shëndetësi, polici, ushtri, transport, energji, kompani publike.

“Aktivizimi i planeve të emergjencës, të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe institucionet arsimore të veprojnë në përputhje me protokollet e brendshme të krizave. Masat synojnë të sigurojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe efikase të shëndetit të popullatës përmes veprimeve parandaluese dhe përgatitjes së duhur institucionale. Ministria e Shëndetësisë, së bashku me të gjitha institucionet kompetente, do të vazhdojë me informimin e rregullt dhe zbatimin e masave, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, Ministria e shëndetësisë.

Ndërkaq kujtojmë se vala e të nxehtit ka kapluar gjithë Europën. Paralajmërime për nxehtësi ekstreme janë në fuqi në pjesë të Portugalisë, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, ndërsa Franca, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia dhe Zvicra po përballen gjithashtu me temperatura jashtëzakonisht të larta. Serbia regjistroi temperaturën e saj më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin e 19-të, ndërsa Sllovenia të shtunën regjistroi ditën e saj më të nxehtë të qershorit ndonjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu