Qeveria Hoti heq reciprocitetin ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë Kurti për masat e marra për reciprocitet ndaj Serbisë. Kryeministri Avdullah Hoti propozoi që të shfuziqohen vendimet e datës 20 mars, 31 mars dhe u miratua me shumicë votash.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kundër këtij vendimi kanë votuar zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dhe ministrat e AAK-së, Meliza Haradinaj, Ramë Likaj dhe Blerim Kuçi.

Hoti deklaroi se tani pret që Serbia të heq pengesat për dialog e pastaj të vazhdojë dialogu. “Dje ja konfirmova ambasadorit amerikan.

“Vendimet e Kurtit janë konsideruar si pengesë që të ulemi me Serbinë për dialog. Nëse dialogu nuk prodhon rezultatet e saj, ne vendosim përsëri masat që i lejohen një shteti sovran”, ka thënë Hoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu