Posta e Maqedonisë Shkup duhet që të përgatitë program për uljen e shpenzimeve joproduktive dhe në një afat prej dy muajve t’ia parashtrojë Qeverisë. Kjo u vendos në seancën e djeshme të qeverisë, në të cilën u diskutua dhe u miratua Raporti për punë financiare i Hekurudhës së Maqedonisë Infrastruktura, si dhe llogaria vjetore, gjegjësisht Raporti financiar dhe Raporti për punën për vitin 2016 të Postës së Maqedonisë-Shkup.
Me vendimin qeveritar miratohen llogaritë vjetore për punën financiare të dy ndërmarrjeve publike dhe raporti financiar, njoftoi pres shërbimi i Qeverisë.
Qeveria e ka shqyrtuar edhe punën financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për periudhën janar-mars të këtij viti. NPRSH-së, me vendim të Qeverisë, i është urdhëruar që të përcaktojë një organ mbikëqyrës dhe afate në të cilat do të kryhet kontroll mbi punët e bëra nga kompanitë e ndërtimit”, thuhet në njoftim./InfoShqip.com










