Ministrat, Ramiz Merko, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostoloska vizituan zonën ekonomike të Shkupit, ku u takuan edhe me drejtorin, Viktor Mizo dhe ekipin e tij.
Ata kërkuan të dhëna për importin dhe eksportin nga zonat ekonomike, si dhe numrin e të punësuarve. Ministrat pa resor, u interesua edhe për rrogat që i marrin punëtorët në këto zona.
Ekipi qeverisës kërkoi edhe informata për mungesën e kuadrove të kualifikuara, me qëllim që në të ardhmen të sigurohen kuadro adekuate për investime e ardhshme./InfoShqip.com










