Qeveria miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat me të cilin propozohet rritje e lartësisë së akcizës së derivateve dizel të cilat përdoren si lëndë djegëse dhe të ekstra vajit të lehtë për amvisëri që përdoret si derivat për ngrohje, për tre denarë.
Siç u kumtua paraprakisht rritja e akcizës propozohet nga 1 janari i vitit 2018, ndërsa efekti i pritur në buxhetin për vitin e ardhshëm është 1,6 miliardë denarë.
Rritjen e akcizës së naftës Qeveria e propozoi si ndryshim adekuat të rregullativës tatimore./InfoShqip.com










