Qeveria shkarkon drejtorin e drejtorisë për kriza dhe shpëtim, ja kush do të jetë drejtori i ri

Drejtori i deritanishëm i drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje, Shaban Saliu, me vendim të qeverisë është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Adnan Xhaferovski, anëtar i Bordit ekzekutiv të LSDM-së.

Sipas biografisë së tij, Xhaferovski është i diplomuar në fakultetin e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa është i specializuar në biznis dhe menaxhment./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu