Qielli shndrin papritur në mes të natës në Rusi, askush nuk e di arsyen (VIDEO)

Banorët e tre provincave Bashkortostan, Udmurtia dhe Tatarstan janë çuditur kur panë qiellin që të shndriste në mënyrë të papritur në mes të natës.

Momenti kur një dritë shfaqet në qiell papritur është kapur nga kamera të ndryshme, ndërsa fill pas dritës është ndjerë edhe një lëkundje toke duke bërë që banorët të mendojnë se ushtria ruse të ketë testuar ndonjë armë, përcjell Albeu.com.

Por, autoritetet kanë mohuar të kenë kryer ndonjë test duke bërë që banorët të mendojnë se bëhej fjalë për ndonjë meteor, ashtu siç kanë rënë disa herë në Rusi.

Edhe kjo gjë është mohuar nga autoritetet duke shtuar dyshimet për burimin e dritës.

Mjaft prej dëshmitarëve kanë shkruar në rrjetet sociale se për një moment menduan se kishte nisur lufta me armë bërthamore mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu