Qindra anëtarë të stafit të Kongresit i shkruajnë Senatit: Dënojeni Trumpin

Qindra anëtarë të stafit të Kongresit i kanë shkruar letër të hapur senatorëve duke iu bërë thirrje që ta konsiderojnë traumën e përjetuar gjatë kryengritjes së përgjakshme në Kapitolin e ShBA-ve dhe të dënojnë ish presidentin Donald Trump “për të mirën tuaj, për të mirën e vendit.

Ne jemi stafi që punon për anëtarët e Senatit të ShBA-ve dhe për Kongresin e ShBA-ve, dhe kemi nderin dhe privilegjin që t’i shërbejmë atdheut tonë dhe bashkë-kombësve tanë amerikanë. Po iu shkruajmë këtë letër për të ndarë pikëpamjet dhe përjetimet tona, dhe jo pikëpamjet e punonjësve tanë. Por më 6 janar 2021, vendi ynë i punës u sulmua nga një bandë e dhunshme që provonte të ndalte votimin e kolegjit elektoral. Banda u nxit nga ish presidenti Donald J. Trump dhe aleatët e tij politikë,” shkruajnë 370 anëtarët e stafit.

Trumpi u hetua për shkarkim nga Kongresi para se të linte detyrën e tij më 20 janar. Argumentimet në Senat pritet të nisin prej javës tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu