Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit Anton Quni , njëherësh ministër në dëtyrë i FSK-së, tha se çdo ditë po e vërejnë besueshmërinë e qytetarëve ndaj programit që po e prezanton LDK-ja, para tyre.
Ai këto komente i bëri në kuadër të emisionit ‘Analiza Zgjedhore në RTK’
“Për vet faktin që jemi që tre dekada në skenën politike, do të thotë që kemi përvojë, standarde, tradita që çfardo situate ne jemi të afërt me qytetarët që në bashkbisedim me ta të krijojmë besimin për programin qeverisës të LDK-së. Ne çdo ditë vërejmë besueshmëri të qytetarëve ndaj programit që e prezantojmë para tyre”,ka thënë Quni.
Po ashtu rreth deklaratës së Vjosa Osmanit, Quni thotë se ajo duhet të jap sqarrime për faktin se qëndrimi i Vjosa Osmanit, apo raportet e saj me Kurtin janë diametralisht të kundërta me deklarimet e mëhershme.
“Në takimet tona nuk ka pasur ndonjë etiketim,që atë me përjetu si kurndërshtar të LDK-së. Po nisem nga ajo se të gjithë anëtarët e kryesisë janë te profilit të lartë intelektual, dhe është e pamundur që ndonjëri me manipulu ndonjë personalitet. Qëndrimi i Vjosa Osmanit, apo raportet e saj me Kurtin janë diametralisht të kundërta me deklarimet e mëhershme, dhe është e natyrshme që duhet dhënë ndonjë aryetim. Po nëse flasim për një ambient të përbashkët, e di mirë se si është trajtu kjo temë. Nuk kemi pasur një bisedë të veçantë për Kurtin, kemi bërë përpjekje që me arrit koalicionin mes VV dhe LDK. Por tani kur është një situatë e tillë për të krijuar një klimë të mirë, nxjerrim në sipërfaqe ato vlerat pozitive”, tha Quni.
Ndërkaq, Vigan Qorrolli-profesor universitar tha se gjatë fushtaës zgjedhore nuk lejohet të ketë ‘goditje’ nën brezë.
“Tash është fushatë dhe lejohen këto goditjet nër brez,pormegjithatë shpjegimi racional ka të bëjë me faktin që viti 2019 ka qenë një vit i përafrimit në mes të Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Qoorrolli.
Sipas tij, nata e 25 marsit në Kuvendin e Kosovës është një faturë që LDK do ta vuajë me 14 shkurt.
“Nata e 25 marsit në Kuvendin e Kosovës në të cilin Quni e ka luajtur një rol konstruktiv, por është një faturë që LDK do ta vuajë me 14 shkurt. Kapërcimi i madh që zonja Osmani ka shkuar drejtë Kurtit, e cila është munduar të justifikojë faktin që ka hyrë si e pavarur brenda Lëvizjes Vetëvendosje, po kshtu ajo nuk ka arritur të bind qytetarët, dhe është një gafë elektorale”, tha Qorrolli.
Edhe Ismail Tasholli, studies i filozofisë tha se Ushtruesja në Detyrë e Presidentes Vjosa Osmani, tha të jetë penduar për veprimet e saj.
“Sipas mendimit tim ajo është penduar për atë që ka vepruar dhe mendoj se është një autogol i profilit të saj politik. Ne më nuk e kemi qëndrimin të stabilititetit kritik të saj, sepse e kemi përshtypjen se ajo gjithmonë do të jetë e mashtruar”, tha Tasholli.
Ai më tej ka shtuar se mënyra se si ka rrjedhë prishja e koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së, zotri Agim Veliu ka qenë preteksti për t’u prishur Qeveria për dy arsye.
“Arsyeja e parë është taksa sepse u nuhat se është e pashmangshme dhe Kurti në këtë rast ishte në një pozicion të vështirë sepse kishte premtuar mosëheqjen e saj, duke e zëvëndësuar dhe radikalizuar pozicionin e tij politik, dhe e dyta ishte pandemia. Nuk ka qenë e lehtë të qeverisësh në një situatë të tillë sepse reputacioni mund të bije shumë shpejtë “, tha Tasholli.
Lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve, Quni nuk ka vënë vija të kuqe.
“Për mu me asnjë parti nuk ekziston ndonjë kufizim, thjeshtë po të përmirësohen këto gabime e këto shrehi të cilat nukikontribuojnë një partneriteti. Unë nuk kam asgjë që edhe në të ardhmen të ulemi dhe të dakordohemi për programin qeverisës por edhe disa norma të cilat duhet të respektohen kur janë në pyetje koalicionet në mes partive”,tha ai.
Ndërsa ministri në detyrë Anton Quni u ndal edhe tek çështja Agim Veliut dhe mënyra se si u prish koalicioni VV-LDK.
“Kërkesa ime ishte shumë e kjartë. Letra që iu ka dërguar zotrit Kurti, ajo pjesa formale zyrtare, i kanë paraqit dy kërkesa, nuk kam dashtë me pru Vetëvendosjen me na kërku falje. Po të pranonin të parën dhe të dytën, do të thotë heqjen e taksës dhe kthimn e zotri Veliut si ministër i punëve të brendshme, ajo do të nënkuptohej si një kërkim falje, nuk ka nevojë me u deklaru, por që nënkuptohej” tha Quni.
Se pse do të duhej të votohej LDK-ja në këto zgjedhje, Quni tha se vetëm të behen krahasimet e qeverisjes së LDK-së dhe partive të tjera, menjëherë do ta vërejnë cilësinë e punës së LDK-së.
“Bëni krahasime, gjatë qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes së partive tjera, kur ka qenë cilësia e më e mirë e jetës së qytetarëve, kur kanë qenë raportet më të mira me aleatët tanë,kur ka qenë numri më i konsiderueshëm i njohjes së shtetit tonë, kur ne kemi pas çasje në organizatat ndërkombëtare, kur janë ftu autoritetet shtetërore në qendër të vendimarrjes, do të thotë gjatë qeverisjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sundimi i rendit të ligjit, stabiliteti institucional, zhvillimi ekonomik, ngritja e standartit jetësor ka qenëmë i mirë. Nëse këto nuk janë fakte të mjaftueshme nuk di çka të shtoj” tha Quni.









