Mediat serbe sot kanë raportuar për një grafit në Gjilan ku shkruante “t’i vrasim serbët”. Për këtë, ka reaguar zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili ka thënë se autorët e këtij shkrimi duhet të sillen para drejtësisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka dënuar sot aktin e mbishkrimit mbi objektet serbe në Gjilan, ku shkruante “t’i vrasim serbët” dhe “UÇK”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
“Ky akt qyqar e vandalizëm duhet të dënohet”, ka thënë Stojanoviq.
Ai ka thënë se këto shkrime janë të turpshme, urryese dhe tregojnë jotolerancën kundrejt serbëve të Kosovës.










