Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të izoluar, kush po e mban peng hapjen e kufijve

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga korriku thuajse janë të izoluar dhe të mbyllur, pas vendimit për nevojën e testit PCR për dalje dhe hyrje nga Maqedonia e Veriut, sidomos në kalimet me Kosovën, Serbinë dhe vendet e tjera, përcjell INA.

Reagimet e ndryshme të qytetarëve ndaj Qeverisë janë se ajo po luan me ndjenjat e qytetarëve dhe se ka mbyllur çdo komunikim dhe lëvizje sidomos të lidhjeve familjare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Pa nevojë i kanë mbyll kufijt dhe po kërkojnë kushtin e testit. Na kanë shkëputur me lidhjet tona familjare. Është bërë dëm edhe ndaj bizneseve në të dyja anët e kufirit”, thotë Bleroni nga Shkupi, i cili ka familjen e tij në Kaçanik.

Në Qeveri tashmë po dalin në sipërfaqe mospajtimet mes partnerëve të koalicionit se kush po e mban peng këtë çështje.

Kryeministri Zoran Zaev pranoi sot se ka dallime midis ministrave lidhur me çështjen e hapjes së kufijve pa test PCR.

“Ne hapëm diskutimin, dhe u lajmëruan ministra që treguan përparësitë për hapjen e kufijve, mbi gjitha për aspektin ekonomik, por gjithsesi duke i hapur edhe çështjet problematike që mund të paraqiten për shkak të aspektit shëndetësorë. Ne i treguam ministrit që në cilat aspekte duhet të ketë kujdes. Nuk do të ndaja ministrat në disa për e disa kundër, kishte argumente do të duhet të jemi të kujdesshëm, në aspektin ekonomik por edhe për aspektin shëndetësore”, theksoi Zaev.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se nuk ka faktor politik brenda koalicionit që po e pengon hapjen e kufijve, por nuk saktësoi se kur do të lëvizin lirshëm qytetarët pa kushte.

“Askush formalisht nuk po e pengon në qeveri, por po shohim mundësinë se si të gjitha palët, duke përfshirë edhe epidemiologët të jemi në një vijë me ISHP e vendit tonë dhe të rajonit që bashkërisht t’i hapim kufijtë. Ka vullnet politik tek ne por edhe te vendet e rajonit dhe uroj që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë ose një mbledhje pas saj të sjellim vendimin lidhur me këtë çështje”, theksoi Grubi.

Një ditë më parë, Ministri Filipçe tha se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë miratuar iniciativën për hapjen e përnjëhershme të kufijve të rajonit, por janë në pritje të vendimit të Serbisë dhe Bullgarisë. Filipçe ka disa javë që paralajmëron se do të hapen kufijt, por assesi nuk ka ndonjë vendim. Ai një gjë të tillë e premtoi tani për javën e ardhshme.

Megjithë, këto taktizime, akoma mbeten në fuqi testet PCR-negativ në fuqi jo më të vjetër se 72 orë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu