Sekretari i Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, Alejandro Mayorkas tha se qytetarëve të Mianmarit që ndodhen në SHBA do t’u sigurohet leje-qëndrim i përkohshëm.
Në një deklaratë, Mayorkas tha se leja në fjalë do të zgjasë 18 muaj për shkak se grushti i shtetit përkeqëson kushtet humanitare dhe vështirëson kthimin në vend të qytetarëve të Mianmarit që banojnë në SHBA.
Grushti ushtarak në Mianmar
Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.
Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Ndërkohë Turqia dënoi grushtin e shtetit, kritika dhe reagime të ndryshme erdhën edhe nga vende të ndryshme perëndimore.
Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grusht shtetit me kërkesën për kthimin në demokraci. Në ndërhyrjet e armatosura të forcave të sigurisë kanë humbur jetën rreth 70 protestues dhe vazhdon burgosja e mbi 1.500 personave të tjerë. Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.









