Qytetarëve iu është bërë thirrje që të shmangin pikë kalimin kufitar në Jarinjë pasi është paralajëmruar mbajtje e një proteste në territorin e Serbisë.
Kështu u bë e ditur përmes një postimi të faqes zyrtare Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Tutje në njoftim thuhet se rruga do të jetë e bllokuar për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00.
“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në PKK Jarinjë, në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftim.










