Kryeministri i vendit Edi Rama, po vazhdon me dëgjesat publike me qytetarët. Ditën e sotme në faqen e tij “Facebook”, shkruante “ERTV Live ?: Luftë pa kompromis me parazitët e grabitqarët dhe partneritet strategjik me punonjësit e aftë e të përkushtuar të administratës, për Shqipërinë që duam, me shtet, pune, mirëqenie ✌??’, duke i bashkëngjitur dhe videon e aktiviteti që zhvilloi.
Por lidhur me këtë postim të radhës të shumta kanë qenë reagimet nga ana e qytetarëve.
Replikat e Ramës me qytetarët:
Qytetari: Me thuaj pak si je punesuar ti? Sepse po na e ben te thjeshte vendin e punes me konkurs!!! Apo e di se je ne shtetet Europiane dhe jo ne Shqiperi qe vendet e punes jane te prenotuara nga militantet e partise ose shiten ne kembim te shumave te medha parash.
Rama: Engjellush Hoxha keta qe sheh ketu ne kete takim jane punesuar me konkurs, vetem fale aftesise se tyre, por patjeter ka edhe nga ata qe thua ti! Keshtu qe me lufte e me durim behet kjo pune, jo me llafe e me mallkime
Qytetari: Me thon te verteten aty pashe vetem militante , po te besoj qe ju nuk i njihni , po te duash hyji me themeli dhe jo si Jovan Bregu ; qe thoshte me pune me perpjekje …..etj etj
Rama: Me thon te verteten m’u kujtua ajo e atij filmit me ke sy i pe, me ate me xham apo me ate pa xham?Sepse aty jane 50 me te kualifikuarit e konkurseve te Departamentit te Administrates Publike dhe une qe i njoh militantet per shkak te detyres, te them te drejten asnje nuk pashe aty
Qytetarja: Transparent me punen ne lidhje me qytetarin ,thuaju punonjeve ,jo transparent me veshjen e trupit .Jeni zyrtare apo jeni aktor filmash ?Te gjithe me kostum jo sikur beni parade mode.
Rama: Me fal Xhuli ku i pe trupat ti se une aty isha dhe s’pashe gje. /albeu.