Qyteti grek pushtohet nga tanket, çfarë po ndodh, alarmohen qytetarët

Qytetarët e Kavallas në Greqi janë çuditur pasi kanë hapur sytë në mëngjes kur kanë parë se rrugët ishin pushtuar nga tanket.

Përmes ankthit të fillimit të ndonjë lufte dhe kuriozitetit, ata i janë afruar mjeteve ushtarake duke pyetur se çfarë po ndodhte, shkruan Albeu.com.

Në fakt nuk ishte as gjendje lufte dhe as ndonjë rrezik tjetër, përveç faktit se divizioni i tankeve në atë zonë kishte dashur të surprizonte qytetarët me nxjerrjen e disa tankeve në qytet.

Bëhet fjalë për tanket “Leopard” të prodhimit gjerman, të cilat përdoren nga Greqia. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu