Një video po qarkullon në rrjet ku duket momenti kur një person në Shën Petersburg pret mrekullisht një fëmijë i cili bie nga dritarja e katit të 7-të. Një veprim i shpejtë i një pastruesi shmangu tragjedinë duke pritur 7-vjeçarin i cili ra nga dritarja e banesës së tij.
Incidenti ndodhi të dielën, më 22 shkurt, rreth orës 12:00 të mesditës. Fëmija mësohet se ishte vetëm në dhomën e tij, ndërsa nëna e tij ishte në një dhomë tjetër të apartamentit. Sipas mediave lokale i mituri ka çrregullime të spektrit të autizmit.
Një fqinj ishte i pari që e kuptoi rrezikun, duke parë fëmijën në dritaren e hapur dhe kërkoi ndihmë. Dëshmitarët i bërtitën djalit të largohej, por ai kaloi dritaren dhe mbeti i varur për disa sekonda.
Pastruesi, një punëtor emigrant nga Uzbekistani i quajtur Khairullah, nxitoi në oborr dhe qëndroi pikërisht poshtë vendit. Kur fëmija ra me kokë, ai arriti ta kapte dhe të përballonte pjesën më të madhe të goditjes me trupin e tij. Pastaj, të dy përfunduan në tokë.
Djali u dërgua në spital me lëndime. Raportohet se ai pësoi një këmbë të thyer, por nuk është plagosur rëndë. Pastruesi u plagos gjithashtu dhe dyshohet se ka brinjë të thyera dhe një dëmtim në dorë.










