Rada Trajkoviq: Ky mund të jetë udhëheqësi i ri i Kosovës, e përmendi edhe Joe Biden

Kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka folur për situatën politike në Kosovë. Ajo në një postim në Twitter, ka thënë se Administrata e re amerikane e Joe Bidenit, do të fokusohet në stabilizimin institucional dhe plotësimin e vakumit të krijuar nga “koalicioni i luftës” në Kosovë.

Trajkoviq ka thënë se udhëheqës i këtij procesi, mund të jetë Veton Surroi, të cilin Biden e kishte përmendur në vizionin e tij për Kosovën, gjatë fushatës elektorate presidenciale në SHBA.

Postimi i plotë në Twitter:

Puna e parë e administratës së Biden (dhe partnerëve të BE) në Kosovë do të jetë stabilizimi institucional dhe plotësimi i vakumit të krijuar nga fundi i dominimit të “koalicionit të luftës”. Veton Surroi, i përmendur në vizionin e Biden për Kosovën, mund të dalë si udhëheqësi i ri në proces.”-përfundon ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu