Rajat shkundin qeverinë, Rama shkarkon Çuçin

Për herë të parë, politikani Taulant Balla do jetë dhe një qeveritar, pra ministër.

Kjo është njoftuar nga vetë Rama, i cili ka vendosur të largojë Blendi Çuçin nga Rendi për t’ja besuar atë pikërisht Ballës.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme. Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtet ndërtuese në çdo drejtim”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ky ndryshim në kokën e Rendit vjen pas ngjarjes së rëndë më protagonistë fisin Raja në Fushë Krujë, gjë që çoi dhe në dorëheqjen e deputetit Rrahman Raja.

Me anë të një dhune barbare mbi dy kushërinj, Rajat treguan dhe njëherë një shtet ku krimi është në partneritet me të. Dhe reagimi i fortë publik ka bërë që Rama të shkarkojë të disatin ministër Rendi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu