Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka kërkuar nga ana e institucioneve që të vërtetojnë sulmin e ndodhur siç thotë ai ndaj tre qytetarëve serb gjatë ditës së sotme.
Rakiq i cili qëndroi pak minuta në Bërnjak tha se njëri nga qytetarët është në gjendje të rëndë.
“Po vijmë nga Jarinja ku situata është e qetë, ma stabile nga dallim prej këtu pasi që kam marrë informacion që sot janë rreh tre persona nga nacionaliteti serb nga njësitë speciale, kështu që ata kanë qenë duke u munduar ta nxjerrin kafshatën e gojës dhe ta ushqejnë familjen e tyre. Dy prej tyre gjenden në spitalin e Mitrovicës, ku njëri prej tyte në gjendje të rendë. Po dëgjoj deklarata se serbët nuk janë rreh, s`është e vërtetë, apeloj organizatat ndërkombëtare dhe Prishtinën që të vijnë dhe t`i vërtetojnë këto”, tha Rakiq para gazetarëve.
Ai shtoi se kërkesa e vetme e banorëve është lëvizja e lirë.
“Njerëzit që janë këtu e kanë vetëm një kërkesë, lirinë e lëvizjes, që është me të drejtë ndërkombëtare që u takon. Apeloj te bashkësia ndërkombëtare që të nis dialogun se sa herë që nuk ka dialog ndodh diçka si kjo këtu”, tha tutje ai nga Bërnjaku.
Rakiq tha edhe se po kërkon që të kthehet situata e mëparshme.
“Po kërkojmë që të kthehet situata e mëparshme mos të merren vendime të njëanshme. Kam qenë në Jarinjë kam kërku që të rrinë të qetë dhe kam kërkuar nga pala tjetër që të mos provokojnë, sepse ky popull është në vendin e vet”, tha Rakiq.
Në anën tjetër qytetarë të therë janë parë edhe në urën e fundit e cila të shpie drejtë pikës kufitare Bërnjak.
Të njëjtit kanë vendosur edhe 4 makineri me zhavor në mes të urës të cilën e kanë bllokuar dhe është e pakalueshme.









