Rama anashkalon Metën dhe emëron Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme

Ashtu siç kishte deklaruar edhe në seancë plenare, kryeministri Rama ka vijuar me planin e tij për të vendosur Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme duke anashkaluar kështu firmën e Presidentit Ilir Meta.

Lleshi u emërua në krye të ministrisë së zv.ministër me fuqi të plota të ministrit, ndërsa Rama u kujdes që të publikonte edhe një foto me të teksa i jepte detyrën.

Ilir Meta refuzoi të dekretojë Lleshin si ministër të Brendshëm duke mos dhënë asnjë argument përveç fjalisë: Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë.

Tashmë Lleshi do të drejtojë dikasterin më të rendësishëm të qeverisë si zv.ministër i Brendshëm. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu