“Rama avokat i interesave greke”, reagon Nishani: Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani tha sot se shtrirja me 12 milje detare e Greqisë demton rëndë interesat e Shqipërisë. Ai i kërkoi Kryeministrit Rama të bëhej avokat i interesave shqiptare dhe jo atyre greke. Në një postim në faqen e tij në facebook ish kreu i shtetit shqiptar shkruan se, “ skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!”.  

Ja postimi i plotë

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet! Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë! Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë!

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë ! Tradhëtia ka Emër !”

FOTO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu