Një situatë e çuditshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku edhe pse mori 73 deputetë nga zgjedhjet e fundit, kryeministrit Rama i janë dashur votat e të tjerëve për të bërë kuorumin e nevojshëm.
Kur u bë votimi për prezencën për të kaluar të votimi i ligjeve, në sallë gjendeshin 74 deputetë, pesë prej të cilëve nuk ishin socialistë.
Ata ishin 3 nga PDIU, Robert Bitri i LSI dhe Tom Doshi.
U deshën votat e këtyre të fundit që maxhoranca të kalonte në votim ligjet.