Rama: Cilat janë dy “zhvillime historike” të kësaj jave

Kryeministri Rama tha se drejtësia e re po jep sinjale, ndonëse i mirëkupton skeptikët. “Javën që po lëm pas ka ndodhur diçka historike, që ka kalua thuajse pa u vënë re: arrestimi i gjykatëse në Krujë dhe gjithë rrjetit të saj, si dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut për të refuzuar kërkesën e një subjekti të goditur nga vetting, duke e konsideruar goditjen nga vettingu legjitime.

Kjo përbën një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare”, theksoi i pari i qeverisë gjatë një bashkëbisedimi publik në Tiranë.

“Po qe puna për padurim dhe pakënaqësi nga sistemi i drejtësisë, unë jam i pari, pasi marr shumë lajme të këqija nga sistemi i drejtësisë. Njerëzit i marrin lajmet kur u ndodh në kurriz. Për shkak të detyrës më duhet të marr shumë më tepër nga këto lajme të këqija”, theksoi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu