Kryeministri Edi Rama, është shprehur sërish se nuk do të shtyjë zgjedhjet. Madje ka folur me tone kërcënuese se kush do të cënojë zgjedhjet do ta presë ajo që nuk ka parë as në ëndrrën më të keqe.
Deklarata e Ramës:
“Po e them edhe njëherë, zgjedhjet do të bëhen. Nëse ndonjëri do të cënojë zgjedhjet, atëherë do të shohë atë që se ka parë ëndrrat më të këqija”.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe deklaratën e Presidentit të vendit, Ilir Metës për shtyrjen e dekretit për zgjedhjet nëse palët politike bien dakord.
Rama tha se ai nuk ishte dakord pasi me lëshimin e një dekreti të ri do të shkelej Kushtetuta.
Edi Rama shtoi më tej se:
“Presidenti ka qënë shumë i qartë në deklarimet publike, kur ka thënë që palët duhet të jenë dakord. Ne nuk jemi dakord dhe këtu mbyllet. Duhet të jenë të dyja palët dakord. Pala më e madhe nuk është dakord. 30 qershori është afati limit i Kushtetutës”.