Rama deklarohet për takimin me Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka realizuar një takim me Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka deklaruar se në këtë takim janë biseduar shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit mes dy vendeve.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”, shkroi Rama në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu