Rama i dërgon Bashës, dhuratë për ditëlindje

Derisa lideri i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka festuar 43-vjetorin e tij, një makinë e dërguar nga kryeministria është futur në oborrin ku ndodhet objekti i kësaj partie.

Newsbomb.al shkruan se Rama ka dërguar në zyrën e Bashës një kuti me dhurata për liderin e demokratëve. Nga burime pranë zyrës së kryeministrit, mësohet se brenda saj kishte një shishe verë dhe një porosi të Ramës.

Më pas, Rama e ka uruar Bashën edhe nga një takim elektoral.

“Edhe 100. I paç 100 vitet e ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron. Por, sinqerisht, shëndet dhe mbarësi për familjen dhe fëmijët”, ka thënë Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu