Rama e quajti politikan tinëzak, ja si i përgjigjet Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një intervistë televizive e ka cilësuar Mustafën si politikan tinëzak.

Mustafa, përmes një postimi në Facebebook, tha se nuk dëshiron ta cilësojë Ramën, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.

Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mustafa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu