Rama firmos shkarkimin e 4 Ministrave, të hënën emrat

U fol për 8 Ministra bashkë me Tahirin që do të linin qeverinë në këtë fund mandati, por duket se do të jenë vetëm gjysma e tyre.

Burime për Ora News nga mbledhja që Rama zhvilloi me kordinatorët e PS në qarqe gjatë paradites së sotme në selinë rozë bëjnë me dije se është marrë vendimi për shkarkimin e katër Ministrave.

Emrat e Ministrave që do lenë postin por edhe të atyre që do i zëvendësojnë pritet të publikohen ditën e hënë, 13 mars 2017.
Në mbledhjen që zgjati më shumë se 40 minuta ishin të pranishëm Ministrat Çuçi, Beqaj, Nikolla, Klosi dhe Tahiri, që një ditë më parë u fol për dorëheqjen e tij.

Po kështu në mbledhje ishte dhe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ndërsa mungonte Ministri Gjiknuri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu