Rama flet për marrëveshjet me Turqinë: Do na japin një dorë për Gjirokastrën dhe Beratin

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Gjirokastër foli mbi marrëveshjet e nënshkruara me Turqinë për të ndërhyrë në zonat historike të qytetit. Rama tha se përvoja e turqve në restaurim dhe kapacitetet financiare mund të japin një dorë në Gjirokastër dhe Berat.

Nëse do kthejmë kokën pas, vetëm në 6-7 vite më parë, dhe do kujtohemi ku ishte Gjirokastra, ankthi i zhdukjes i rrënimit të pasurive të krijuara dhe të trashëguara prej kaq shumë brezash do të ishte më i madh. Sot jemi në kushtet kur Gjirokastra nuk asnjë krahasim me ku ishte më para, 6 apo 7 vitesh.

Ne kemi bërë një marrëveshje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshëm te objektet e trashëgimisë kulturore, ata kanë ndërhyrë në objektet e kulti, ajo që i kam kërkuar prej disa kohësh është që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare janë në kushtet që të japin një dorë dhe këu. Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrën të japin një dorë”, theksoi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu