Rama ‘flirton’ me Fatos Nanon për të groposur Ilir Metën. Kryeministri i fal ‘bankën’ Sokolit të Fatosit

Nëse pretendon që të gjesh një vend pune në administratë, nuk duhet që të fusësh mik apo të paguar parà, sepse çdo gjë është me meritokraci dhe transparente.

Kështu shprehet kreu i qeverisë Edi Rama, por ndërkohë çdo ditë shikojmë se njerëzit e politikanëve po punësohen në postet të rëndësishme ku ‘lundrohet’ me fonde.

Pasi nuk kanë lënë fëmijë, mbesë apo kunatë politikani pa punësuar në Bankën e Shqipërisë, rradhën e kishte Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Në heshjte dhe u ndjerë shumë, dje Rama ka vendosur djalin e Fatos Nanos si drejtor të AIDA-s.

Në këtë post, në fillim u diskutua që do të vendosej Brisida Shehaj, por duhet se ky vend ishte rezervuar për Sokol Nanon.

Pse Rama i dhuroi këtë post djalit të Nanos?

Kuptohet se këtu futet në lojë ish-kryeministri socialist. Prej pak kohësh, Rama dhe Nano kanë gjetur një gjuhë të përbahskët dhe i kanë sheshur mosmarrëveshjet.

Fjalët që qarkullojnë janë se mes Nanos dhe Ramës ka një afrim më të madh kohë e fundit.

Sipas këtyre burimeve jozyrtare, Rama është afruar me Nanon për të fundosur Ilir Metën. Edhe pse Nano ishte një emër që u përmend për President.

Por pakti politik caktoi që kreu i shtetit të jetë Meta.

Kuptohet se Rama ka një interes të madh te Nano përderisa i dhuroi një ‘bankë’ djalit të tij Sokolit.

Mësohet se Nano para dy javësh kishte fituar konkursin për nivelin e administratës civile TND (Trupi i nivelit të lartë drejtues).

Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu