Rama i hapur për koalicionim LDK-VV

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar nëse do ta përkrahte një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel të përgjithshëm. Ai ka thënë se çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur.

Rama, sipas “Ekonomia Online” ka hedhur poshtë mundësinë që mund të jetë në krye të LDK-së.

“Unë mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, prandaj çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura. Për fat të keq, eksperienca ime në kryeqytet ka qenë jo e mirë, përkundër faktin se për dy vitet e para jam munduar me çdo gjë që të bashkëpunoj me nivelin qendror. Kanë qenë bllokues, kanë qenë sabotues. Uroj të reflektojnë që të jenë bashkëpunues sepse nuk ecën përpara shoqëria me bllokime e sabotime”, ka thënë Rama të martën.

Kryetari i kryeqytetit ka thënë se ai nuk do të jetë njeriu që do ta marrë drejtimin e LDK-së, në rast se largohet Lumir Abdixhiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu