Një ditë më parë kryeministri Rama mori pjesë në festën e zhvilluar në Elbasan për festën e ‘’Ditës së Verës’’. Nga kjo vizitë e Ramës, siguria ishte shumë e madhe. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto në profilin e tij në ‘Facebook’ nga vizita e ditës së djeshme e kryeministrit Edi Rama në Elbasan.
Sipas Berishës, Rama në Ditën e Verës në Elbasan ka qenë nën masa të rrepta sigurie, madje për të ruajtur sigurinë e tij, ishin vendosur snajpera në të katër anët.
“Kësaj i thonë feste ne Elbasan! Me dy batalione, një te gardës dhe një te policisë, makine te blinduar dhe snajper ne te katër anët! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.