Rama në Tel Aviv, vizitë në kompaninë “CheckPoint”, lider botëror në Sigurinë Kibernetike

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Tel Aviv. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se ka zhvilluar një takim me Gil Shwed, themeluesin e kompanisë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike.

“Tel Aviv – Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shëed”- shkruan Rama.

Kjo vizitë vjen një ditë pas aksionit të Policisë me urdhër të SPAK-ut, të zhvilluar në kampin e muxhahedinëve në Tiranë, pas dyshimeve se disa anëtarë të MEK kanë kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu