Rama: Nëse vazhdojmë kështu do rimbyllemi

Kryeministri Rama ka bërë një lidhje live në Facebook ditën e sotme ku ka folur për situatën e pandemisë dhe rritjen e numrit të rasteve të reja.

Ai fillimisht ka thënë se rritja e rasteve ishte e pritshme dhe është një situatë që është vënë re edhe në shtete të tjera pas daljes nga izolimi.

Por ka vijuar duke theksuar se ekziston mundësia e karantinimit të dytë nëse situata përkeqësohet dhe shtohen rastet e reja të të infektuarve.

Kryeministri theksoi se do të kërkohet respektim maksimal ndaj masave të distancimit social dhe përmendi përsëri burgun për shkelësit e rregullave dhe protokolleve të sigurisë.

Fjala e Kryeministrit në lidhje live:

“Bëmë gjënë e duhur me hapjen dhe e bëmë në kohën e duhur duke bërë edhe protokollet e duhura. Jam dakord me ata që thonin të hapej cdo gjë më herët. Zgjodhëm rrugën e këshillimit se deshëm të ishim mirëkuptues e dinim dhe e kemi thënë se numrat do rriteshin se është normale pas hapjes si edhe po ndodh në të gjitha vendet. Me polic e ushtar kontrollon mbylljen por s’disiplinon dot hapjen nëse qytetarët s’respektojnë rregullat. Për bukën e gojës askush s’ka vdekur që nga koha e Skënderbeut në Shqipëri por një mbyllje tjetër do ishte dërrmuese për Shqipërinë dhe për burimet e rimëkëmbjes. Nëse do vazhdojmë kështu fatkeqësisht do na duhet të mbyllemi sërish dhe do ripërsëritim pasojat e plagëve që kaluam. Kam bindjen që jemi ende në kohë të kontrollojmë armikun e padukshëm numrat janë shqetësues por ende nën kontroll. Nuk do lejojmë më asnjë lloj grumbullimi që tejkalon numrin e caktuar nga protokollet e sigurisë. Do dënohen me masa të rrepta shkelësit e rregullave.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu