Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Brukseli se Europa është fe për shqiptarët. Gjatë konferencës për shtyp në Bruksel pas Samitit të BE-së, Rama tha se Ballkani Perëndimor ka shumë pro europianë.
“Nuk duam luftë, nuk kemi nevojë për konflikt dhe tensione në rajonin tonë. Le ta mbajmë kështu. Për ta përmbyllur,, mos lini që besimi që besimi që shqiptarët kanë. Ne për herë të parë jemi aty ku duam.
Për në Europa është fe, nuk është Brukseli. Por dhe në BP ka shume proeuropianë dhe lutja ime për ta ishte, mos ta lini BE-në të bëhet kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve, ndërkohë që muret e Kostandinopojës binin”, tha Rama.









