Rama paralajmëron aksionin e ri: “Keni kohë deri në 31 korrik”. Për çfarë bëhet fjalë?

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e një aksioni, që ai e cilëson si “përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga objektet e bizneseve anë rrugës.”

Rama shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri më 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë, përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, por jo materialet në oborret e tyre të përparme.

Ai shton se gardhet po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet nga ARRSH.

Sipas Ramës, mbajtja buzë rrugëve e objekteve nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Gjithashtu, Rama thotë se tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës

Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu