Në mbledhjen me strukturat e emergjencave civile, pas përmbytjeve të përmasave të mëdha që kanë përfshirë Shqipërinë ga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka garantuar se të gjithë qytetarët dhe familjet e prekura do të dëmshpërblehen.
Sipas Ramës, skema e dëmshpërblimit do të përfshijë dëmet në bujqësi, banesat e dëmtuara, si edhe humbjet e kafshëve si pasojë e përmbytjeve. Ai theksoi se shteti do të përmbushë çdo detyrim ndaj të prekurve, ashtu siç ka vepruar edhe në raste të mëparshme.
“Kanë përforcuar argjinaturat që binin në 4 anët në furtunën e par, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin reshtur së punuari prej vitesh. Investimi më i madh është rinovimi i trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë, energjisë, bujqësisë. Nga trupa pa kokë e bazë materiale dhe të veshur si ska më keq, në trupa që vihen në lëvizje automatikisht, sapo leximi meteorologjik paralajmëron furtunën. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbyten njësoj si vendet e rajonit, Shqipëria nuk reagoi njësoj si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë, se shot Shqipëria është krejt tjetër.
Kur ne erdhën në qeveri, me malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e shiut, ishte he nj pjesë nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. I shlyem dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit, por kem përballuar me dinjitet jo vetëm detyrimet me përmbytjet, dhe pse sfidat e klimës janë bërë më të mprehta.
Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here se do të shlyejmë me të njëjtin dinjitet çdo detyrim ndaj tyre. Puna intensive dhe mobilizimi i pa ndaluar 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja e të gjitha strukturave do të vazhdojë e pandërprerë deri në përforcimin e kësaj situate.
Dua tju them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje që të jenë të angazhuar edhe sot edhe nesër edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer pranë njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”, tha Rama.










