Rama “provokon” Ivanovin me një fotografi

Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme në rubrikën Amarcord një foto që i përket bandës muzikore shqiptare në Shkup, në vitin 1912, pra plot 105 vjet më parë.

Fotoja e realizuar nga i madhi Marubi, sipas Ramës ka thënë gjithmonë mesazhin e vlefshëm se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është fryt i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor, dhe jo i përçarjes.

STATUSI

AMARCORD

Në mars 1912, 105 vjet më parë, banda muzikore shqiptare në Shkup i linte trashëgim historisë dhe mendjeve të ndriçuara, nëpërmjet kësaj fotoje të Marubit, mesazhin gjithmonë të vlefshëm, se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor dhe jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit mbi tjetrin.

Megjithëse në distancë të barabartë mes Perëndimit dhe Lindjes, kjo është një nga vetitë që na bën parësisht europianë, të besës, paqedashës, shtetformues dhe universalistë kudo ku jemi autoktonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu