Rama: Së bashku me Serbinë mund të hyjmë në BE, vetëm nëse ajo njeh Kosovën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama shpreson që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian së bashku me Serbinë, edhe pse e pranon se kjo e fundit është përpara vendit të tij në procesin e pranimit të BE-së.

Gjatë qëndrimit në Davos, ai ka thënë se kjo mund të ndodhë ‘nëse Serbia e njeh Kosovën’.

“Është një proces i bazuar në performancë. Serbia ka avantazhin tashmë të negociuar dhe ne shpresojmë se do t’i fillojmë negociatat këtë vit. Kjo është një konkurrencë e shëndoshë dhe do të donim t’i përshpejtojmë hapat që në të ardhmën të jemi në të njëjtin pozicion dhe së bashku të hyjm në BE, me supozimin se Serbia e njeh Kosovën”, iu ka thënë Rama gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror.

Rama e pranoi se kishte bërë gabim kur kishte parashikuar se Hillary Clinton do të ishte presidente e SHBA-ve, por ka theksuar se SHBA-të vazhdojnë të mbesin një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Rama ka thënë se nuk është e rrezikshme.

“Mendoj se ky është një proces i pakthyeshëm, ideja për shfuqizimin e gjykatës nuk është e rrezikshme. Ka një debat në lidhje me përmirësimin dhe kjo është një gjë e mirë”.

Sipas tij, Evropa nuk është në gjendje të mirë por ka shtuar se fjalimi i kancelares gjermane, Angela Merkel e inkurajon atë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu