Rama shpall: Më mirë një maskë sot se një izolim nesër! Kudo, pa diskutim

Qeveria shpalli maskën si një detyrim të panegociueshëm në situatën sërish të agravuar të përhapjes së infeksionit COVID, kudo në botë.

Ishte kryeministri Rama që shpalli se maska do jetë e detyueshme edhe në ambiente publike.

Nga java e ardhshme, maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba duhet të jetë e fundit dhe nuk duhet të jetë gjoba ajo pse njerëzit duhet të mbajnë maskën”, theksoi i pari i qeverisë, duke thënë se zbatimi do të ndiqet nga policitë bashkiake, por dhe nga Policia e Shtetit.

“Policia Bashkiake do të merret me këtë…. Nëse në biznese gjoba vendet në rrugë tragjidicionale për individitët do u vendoset te fatura e dritave”, tha Rama

I pari i qeverisë ftoi njerëzit që kjo masë të mirëkuptohet, pasi është e vetmja që mund të shmangë një izolim të dytë, e cila do ishte me pasoja.

“Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës nesër.

Siç e shihni, është një tendencë e përgjithshme që nuk i shmangemi dot. Kam parë një sërë vendesh që janë kthyer tek oraret e kufiizuara të shërbimeve tek mbyllja e bareve në orën 8-9 të darkës. Nuk dua të shkojmë drejt këtyre masave, ta kalojmë dimrin pa këto masa”, theksoi Rama.

Kryeministri shpalli se dhe ai vetë do mbajë maskë.

“Shumë e thjeshtë: unë s’kam mbajtur maskë jashtë, por do e mbaj pasi brenda nuk diskutohet”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu