Rama: Sot fituan shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar se më 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, “kanë fituar socialistët dhe demokratët dhe njerëzit e zakonshëm të të gjithë këtij vendi”.

Kjo deklaratë e Ramës erdhi pas arritjes së marrëveshjes me Lulzim Bashën për zgjedhjet parlamentare.

Në mitingun e hapjes së fushatës të socialistëve, mbajtur tek Piramida në Tiranë, kryetari i Partisë Socialiste tha se më shumë sesa për çeljen e fushatës, brohoritjet duhet të jenë për realizimin e atij që e quajti objektiv strategjik “vettingun”.

“Jemi mbledhur këtu këtë ditë, por besoj se më bukur sesa në vend që të çelim sot fushatën elektorale, të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik për një Shqipëri me shtet, punë dhe mirëqenie, për vettingun që do të votohet para fillimit të fushatës elektorale”, deklaroi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu