Rama “sulmon” kongresmenët amerikanë: Kush mbështet PD, nuk e do Shqipërinë

Jo vetëm ndryshimet në qeveri, por edhe protesta e opozitës ka zënë vend ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PS-së.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist thanë për “Top Channel” se kryeministri ka përdorur një fjali të çuditshme, kur ka komentuar protestën e opozitës.

Sipas tij, “çadrën e opozitën e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë”.

Nuk dihet ende se për kë e ka pasur Kryeministri Rama, kur ka thënë që këta të huaj janë armiqtë e Shqipërisë. Megjithatë duhet theksuar fakti se kanë qenë të shumtë ata që kanë shprehur mbështetjen për opozitën dhe protestën e saj.

Mes tyre ka edhe kongresmenë dhe senatorë amerikanë, të cilët nuk janë as më pak e as më shumë se 23 të tillë. Zyrtarët amerikanë në fjalë, qoftë edhe nga takimet që më shumti kreu i PR Fatmir Mediu ka zhvilluar me ta, kanë dërguar letër ku shprehin mbështetjen e tyre për kauzën e PD-së. /Gazeta Express/

Lista me 23 senatorët e kongresmenët amerikanë në mbështetje të Bashës

Senatori Ted Cruz

Senatori Mike Lee

Senatori Mike Rounds

Senatori Roger Wicker,

Senatori Tom Cotons

Senatori Jim Inhofe

Senatorja Suzan Collins

Senatori Robert Casedy

Senatori Luther Strange

Senatori Mike Enzi

Senatori Lamar Alexander

Senatori Ben Sasse

Senatori Mike Perdue Kongresmeni Danna Rohrabacher (njëkohësisht kryetari për Europën dhe Azinë)

Kongresmeni Robert Aderholt

Kongresmeni Jeff Forteberry

Kongresmeni Steve King

Kongresmeni Trent Kelly

Kongresmeni Richard Hudson

Kongresmeni John Rottcklife

Kongresmeni David Jolly

Kongresmeni James Carafano

Kongresmeni Randy Hultgren


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu