Rama vjen nga New York me këpucë të reja dhe gëzon si fëmijë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka dhënë intervistën e fundit për mediat për vitin 2017.

Mbrëmë ai ishte i ftuar në studion e “Top Story” në Top Channel.

Pas një pauze nga mediat, Rama u është rikthyer sërish çështjeve të nxehta si Tahiri, droga e vota e tij kundër Trump në OKB.

Por ajo që ra më shumë në sy gjatë intervistës ishte veshja e Ramës të cilën nuk cilësohet dot nëse është serioze apo është sportive.

Ai ka kombinuar xhaketën dhe pantallonat serioze me bluzën sportive dhe atletet e bardha në formë çizmjeje.

Gjatë gjithë intervistës Rama u mundua të ndihet sa më rehat dhe çuditërisht as nuk pati përplasje mes tij dhe moderatorit Sokol Balla, shkruan Albeu.com.

Pas një pushimi 10 ditor në Neë York, Rama i veshur mirë e me këpucë të reja përpiqet t’i ekspozojë ato si një fëmijë.

Duke rikujtuar një pjesë nga intervista, Rama me bindje të plotë deklaroi se nëse do të zhvilloheshin të dielën zgjedhjet, PS do të merrte më shumë deputetë.

Por duhet të theksojmë se pas zgjedhjeve PS u trondit nga disa skandale, gjë e cila mund të ketë lëkundur edhe pozitën e PS-së tek populli. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu